Serbia kundër marrëveshjes me Kosovën: S’garanton të drejtat e serbëve
BEOGRAD- Qeveria e Serbisë ka refuzuar sot unanimisht zgjidhjen e ofruar për Kosovën dhe ka propozuar vazhdim urgjent të dialogut me Prishtinën, nën ndërmjetësimin e BE-së.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë serbe ku u nënvizua se marrëveshja nuk garanton të drejtat e serbëve.
“Qeveria e Serbisë nuk mund t’i pranoj parimet e propozuara, të cilat në mënyrë gojore i janë paraqitur ekipit negociator të Beogradit, sepse nuk garantojnë siguri të plotë, mbetje dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë. Një marrëveshje e tillë nuk mund të zbatohet dhe nuk do të sillte një zgjidhje finale dhe të qëndrueshme “, tha kryeministri Ivica Daçiç, në mbledhjen e qeverisë së Serbisë, e cila ishte e hapur për media.
Qeveria e ka autorizuar kryeministrin Daçiç, që për vendimin e Beogradit të njoftojë Bashkimin Evropian.
(e.m/BalkanWeb)