E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Baroneshës Thatcher, liderët botërorë mesazhe ngushëllimi

margaret-thecefBritani- “Sot eshte nje dite shume e trishtuar per vendin tone. Ne humbem nje Kryeministre te madhe, nje udheheqese dhe nje britanike te madhe. Duke qene gruaja e pare Kryeministre, Margaret Thatcher doli me sukses pertej gjithe parashikimeve, dhe vepra e vertete e Margaret Thatcher eshte se ajo nuk beri thjesht drejtimin e vendit, ajo shpetoi vendin tone. Une besoj se ajo do te mbetet si Kryeministrja Britanike me madheshtore ne kohe paqe”,- kështu e ka cilësuar kryeministri i Britanisë David Cameron humbjen e Baroneshes Thatcher, njofton Ambasada Britanike në Tiranë.  

Cameron tha: “Sot me shume se gjithcka ne duhet te mendojme per familjen e saj. Ne humbem nje figure te madhe te jetes publike por ata humben nje mama dhe nje gjyshe shume te dashur dhe neve duhet te mendojme per ata sot. Trashegimia e saj do te jete fakti se ajo i sherbeu vendit te saj aq mire dhe e shpetoi vendin tone, dhe tregoi kurajo te pafund duke kryer kete, dhe njerezit do te mesojne se cfare beri ajo dhe per arritjet e saj, ne dekada, e ndoshta ne shekujt qe do te vijne. Kjo eshte trashegimia e saj, por sot duhet te mendojme edhe per familjen e saj.

Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, e ka cilësuar vdekjen e ish kryeministres britanike, Margaret Thatcher si humbje të një prej kampionëve më të fuqishëm që bota ka pasur për lirinë, kurse për Amerikën ka thënë se e ka humbur një mike të vërtetë.Si kryeministre, ajo ka ndihmuar në vendosjen e mirëbesimit dhe krenarisë për të cilën ka qenë gjithmonë e njohur Britania. Dhe si një mbështetëse e pandryshueshme e aleancës sonë transatlantike, ajo e ka ditur se me fuqi dhe vendosmëri ne mund ta fitonim Luftën e Ftohtë dhe të përmbushnim zotimet për lirinë, citohet të ketë thënë presidenti amerikan, në një komunikatë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, transmeton REL.

Këtu në Amerikë, shumë nga ne nuk do ta harrojë kurrë atë, duke qëndruar përkrah presidentit Regan, duke ia kujtuar botës se ne nuk shtytemi thjesht nga rrymat e historisë sonë por ne edhe mund ti formësojmë ato me bindje morale, guxim të palëkundur dhe vullnet të hekurt, ka thënë Obama.

Edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jajhaga ka

i ka dërguar një telegram ngushëllimi Mbretëreshës Elizabeth, me rastin e vdekjes së ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher.Në telegram thuhet:

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministres, zonjës Margaret Thatcher, lideres historike që kontribuoi thellësisht në reformimin dhe zhvillimin e vendit tuaj.

Më lejoni që t’ua përcjell ngushëllimet e mia dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës Shkëlqesisë tuaj dhe qytetarëve te Komonuelthit për humbjen e një vizionareje dhe një përkrahëseje të fuqishme të ekonomisë së tregut të lirë si mënyrën më të mirë për të siguruar prosperitetin, paqen dhe stabilitetin për shtetin dhe qytetarët e saj.

Zonja Thatcher do të mbahet në mend si udhëheqëse që inspiroi dhe u dha kurajë gjeneratave të tëra me vendosmërinë e saj për të marrë vendime të guximshme dhe të drejta për të siguruar një të ardhme më të mirë për Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Mustafa, në emër të LDK-së, ka ngushëlluar kryeministrin britanik, Qeverinë, Partinë Konservative, familjen Thatcher dhe popullin e Britanisë së Madhe.

Liderja e madhe Thatcher e ka drejtuar vendin Tuaj në kohë vendimtare për Britaninë e Madhe dhe për Evropën në përgjithësi.

Trashëgimia politike e saj do të jetë udhëzuese për ecjen e kombit Tuaj si dhe për politikat ndërkombëtare në përgjithësi, thuhet ndër të tjera në telegramin e Kryetarit Mustafa, transmeton Koha Ditore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›