E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm truri i njeriut zvogëlohet me kalimin e viteve

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 20:00

Një studim i ri shkencor tregon se vetëm te njerëzit truri zvogëlohet me kalimin e viteve. Humbja e neuroneve është një lloj evolucioni, pasi që si kompensim njeriu fiton jetëgjatësi më të madhe.

Studimi tregon se zvogëlimi i strukturave të trurit siç është hipokampus është karakteristikë vetëm te njerëzit, derisa asgjë e ngjashme nuk ndodh te asnjë lloj qenie tjetër në natyrë, përfshirë edhe shimpanzat.

Hulumtimi është kryer mbi një grup shimpanzesh dhe njerëzish dhe ai është udhëhequr nga doktori Çet Shervud nga universiteti “Xhorxh Uashington”. Ai përmes skanimit me rezonancë magnetike ka ardhur deri te zbulimi se vetëm te njerëzit zvogëlohen strukturat e trurit, ndërsa te shimpanzat mbetet i njëjtë.

Doktor Shervud ka konkluduar se edhe trupi i njeriut mplaket më ngadalë se sa trupi i shimpanzës, ashtu që shimpanzat qysh në moshën 30-vjeçare mbeten pa dhëmbë, dobësohen dhe humbin energjinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›