Rexhepi-Lunaçek: Në fokus liberalizimi i vizave
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pritur ditën e sotme raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.
Në këtë takim, Lunaçek, u interesua për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, me fokus të veçantë në riatdhesimin dhe riintegrimin e personave të riatdhesuar.
Ministri Rexhepi, e informoi raportuesen për Kosovën në PE për progresin e arritur në fushën e legjislacionit, riatdhesimit dhe riintegrimit, sigurinë e dokumenteve, luftën kundër krimit të organizuar si dhe menaxhimin e integruar të kufijve.