Kosovë, në veri nuk ka filluar regjistrimii popullsisë
MITROVICË- Në veri të Mitrovicës nuk ka filluar regjistrimi i popullsisë as nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës e as nga zyrtarë ndërkombëtarë të UNOPS-it. Ngecjen në regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës e ka konfirmuar Rizah
Haziri, kryetar i Komisionit Komunal për Regjistrim (KKR).
Sipas tij, KKR-ja në Mitrovicë i ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë regjistrimin e popullatës shqiptare edhe në fshatrat shqiptare dhe boshnjake të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin-Potokut, si dhe në lagjet në veri të Mitrovicës ku jetojnë shqiptarët. Një regjistrim i tillë nga KKR-ja nuk është lejuar nga UNOPS-i, ka thënë Haziri.
Duke sqaruar më tej për ecurinë e këtij procesi në veri, Haziri ka theksuar se paraprakisht përgatitjet janë bërë që KKR-ja të marrë përsipër regjistrimin e qytetarëve shqiptarë në fshatrat shqiptare të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin-Potokut, si dhe lagjeve shqiptare në veri të Mitrovicës.
Megjithatë, sipas tij, UNOPS-i ka kërkuar ta ketë edhe këtë përgjegjësi. Lidhur me këtë ka reaguar Kuvendi i Komunës së Mitrovicës përmes një deklarate.
(m.a/koha/BalkanWeb)