E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi e nënshkroi buxhetin

Nga Express më 02 prill 2011 në ora 13:00

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka nënshkruar të premten Ligjin për Buxhetin e Kosovës për 2011, raporton RTK.

Ndërsa në emër të Kuvendit të Kosovës, Ligjin për Buxhet e ka nënshkruar, nënkryetari i këtij institucioni, Xhavit Haliti.

Ligji për Buxhet pritet të botohet të hënën në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, me të cilin, mundësohet që brenda disa orëve, policët, arsimtarët, shërbyesit civilë t’i marrin pagat me rritje ashti siç kishte marrë me herët vendim Qeveria e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, nga 1 janari, mësimdhënësit parauniversitarë do të merrnin pagë 50 për qind më të lartë. Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës do të kenë ngritje prej 50 për qind, policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civilë 30 për qind, pasuar nga zyrtarët doganorë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit.

E, me buxhetin këtij viti për pagat dhe mëditjet janë ndarë 383 milionë, ose 23 për qind më shumë se vjet, ndërsa për shpenzimet kapitale 572 milionë euro.

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore janë 1.4 miliard - 19 për qind më të larta sesa një vit më parë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›