“Shtrigat e Salemit” - Mesjeta brenda nesh!
TIRANE - Sa mesjetë ka brenda nesh në ç’do kohë? Kjo është kambana për vetëdije dhe zgjim që ndodh sa herë lexon apo sheh
të vënë në skenë kryeveprën e “Filozofit” të dramës Arthur Miller, "Shtrigat e Salemit". Të trokasësh tek vepra e tij është kurajë. Të hysh brenda saj për t'u njohur është sfidë me goxha përgjegjësi! Të vësh në skenë këtë alegori gjithëkohore është si të kalosh tek një "universitet të ri të profesionalizmit" të epërm. E lëshoj si paradigmë, për ta zbërthyer më tej, se grupi i aktorëve të "Teatrit Kombëtar" me një Xhon Proktor të Timo Fllokos dhe Rebeka Nërs të Drita Pelinkut, heronjtë e fundit të varjes në litar si dëshmorët e "lirë nga frika" të rrëqethin deri në asht. Njeriu është vetvetja kur ai i pari e pranon vetën ashtu si është me dritën dhe errësirën, me arsyen dhe pasionet e veta,si Proktor. Nërs është shëmbëlltyra e të qenit e papërlyer dhe e palëkundur në asnjë moment duke mos pasur kurrë frikë nga autoriteti apo vdekja. Gill Kori i Naund Shundit (më i miri rol i tij në të gjithë karrierën e deri sotme) një sfidant sajë intuitës, fjalës kurth të logjikës së ftohtë dhe përqeshjes ironike si naivitet. Elisabet Proktor e Eva Alikaj, një virtyt femëror deri në dhimbje që e pranon burrin e saj edhe me aventurën mashkullore e në emër të jetës pranon të cedojë duke u ushqyer nga parimi se, "jo çdo e vërtetët thuhet". Ajo kupton se bota mund të ngrijë edhe nga "puthja e ftohtë e dyshimit". Meri Uoren e Eni Janit, që në një diagram labiliteti "mishëron fuqinë dhe pafuqinë" për të mbajtur fjalën e thënë ndaj së vërtetës. Abigel Williams e Elia Zaharia, mishërimi i pasioneve shpaguese që vijnë nga orgazmat e thella, prej andej ku nuk ka më vend për arsye ndaj, shpirti i mbushur me shpagim hap dyert për "djallëzinë njerëzore" dhe infekton gjithçka. Zoti Heill i Vasian Lamit, dëshmitari korrekt i dogmës fetare në humanizmin e saj, larg deformimeve që në Mesjetë përmes Gjyqeve dhe Indulgjencave, shprehën se ishin kthyer në një mbipushtet dogmatik, ku njeriu deformohet në pafuqi! E tërë trupa, si një ansambël sjell një vepër integrale dhe në një identitet natyror të kohës, pa ceduar as pak me qëllim afrimin tek e sotmja. Është zbërthyer mjeshtërisht nga regjisori Spiro Duni, universaliteti dhe përjetësia e veprës. Kthimi në epokë si ngjarje, si atmosferë, si fizionomi, si veshje, si dekoracion identifikues, kërkon që të përballesh me vetë veprën në genuitetin e saj! Të gjithë autorët e vënies në skenë, skenografi Bashkim Ahameti, kostumografia Anila Zajmi, shpërfaqën se kanë rrugëtuar nga thellësia e shpirtit të veprës, me dinjitet dhe profesionalizëm tek skena dhe spektatori i 2011-s.
Mesjeta, kjo periudhë e fondamentalizmit dhe erezisë, ku njeriu nuk kishte të drejtë të mendonte me kokën e tij dhe ishte i shtrënguar deri me peshën e asgjësimit, në dilemën zhbërëse, se e vërteta nuk mund të jetë e tij por e sistemit, se autoriteti nuk është thënia e së vërtetës për të qenë i lirë, por se duhet thënë dogma e çdo autoriteti që aso kohe ishte "teokratik"; por se në shekullin e XX u rishfaq si "ideokratik", madje edhe në SHBA, në mes të viteve 50-të, kur dyshimi apo frika ndaj një tjetër ideologjie me ideal përjashtues, intrigoi kozmogoninë e djallëzimit të njeriut dhe shoqërisë! Në këto rrethana, nga dyshimi i ngushtë njerëzor, kalohet me arrogancë dhe dhunë, në dyshimin e madh gjithëpërfshirës, ku të gjithë "njerëzit e lirë janë fajtor", "janë (duhet të jenë) të përlyer, janë të nënshtrueshëm dhe të dënuar me ndëshkim. Kjo filozofi prezente mesjetare e shqetësoi Arthur Millerin, ndaj një ngjarje të fund shekullit XVII (1692-1693) në Masaçuset, ai e shfrytëzoi si një metaforë alegorike të zhytur plotësisht në një perversitet bestyt sa të brendshëm, si shtrigësimi shpirtëror, aq edhe të aksionit autoritar për të stigmatizuar McCarthyzmin, këtë gjyq të hapur që të risillte në mendje paragjykimin dhe deformimet e njeriut në gjyqet e tmerrshme në kohën e "Luftës fshatare" të protestantizmit. "Ne duhet ta vuajmë padrejtësinë pa u ankuar, por nuk duhet të bëhemi partner të saj për asnjë arsye; dhe standardi që duhet të zbatojmë për të përcaktuar se ç'gjë është e drejtë është e drejta hyjnore dhe natyrore" - shkruante Martin Luteri! Xhon Proktor i Timo Fllokos është mishërim ideal dhe artistik i plazmuar në këto dy të drejta universale. Ky është qielli dramatik ku ai lëvizë, ku përpiqet e lufton, ndeshet e sfidon, dhe pranon fatin pa deformuar shpirtin! E drejta natyrore për t'u vetëmbrojtur, madje "agains King" (kundër Mretit)- ky formulim i Xhon Lokut, zgjoi vetëdijen për lirinë njerëzore kundër pushteteve të përjetshme me bekime qiellore të rem! Xhon Proktor bie theror e kësaj maksime emancipuese! Timo Flloko, lëviz me një natyralizëm frymëzues dhe rrëqethës tek e drejta natyrore dhe shëndrrohet sa kaq nga koha e Salemit me shtriga, tek koha universale e njeriut me liri! Kjo metamorfozë përjetuese është përgjegjësia e spektatorit! Performanca e parë u shfaq me kurajo në "Martin Beck" Theater në Broadway në janar 1953. Po atë vit fitoi "Best Play"-Tony Award. Dhe pas një viti pikërisht në atë "klimë mesjetare Makartiane" ku përgjimi dhe akuza, dyshimi dhe ndëshkimet, nuk i kursyen mendjet e lira, shëndrrohet në vepër klasike. Nëse një teatër drame e fut atë në repertorin e vet, i bën nder vetes dhe jo thjesht dramës."Kjo vepër studiohet sot në të gjitha shkollat e larta dhe Universitet sepse ka një status revolucionarizues".
Kjo është vepër që dëshmoi/on se filozofia e dëshmimit është "guri qoshes" që, njeriu të njoh veten dhe botën, dhe që bota të pranojë se, nuk është e keqe thjesht dhe vetëm se ka njerëz të këqij, por se ajo tjetërsohet dhe zbrazet, nëse nuk i pranon njerëzit ashtu si edhe ata janë. Kjo "suma filozofike", është e fekonduar tek të gjithë personazhet, por në veçanti tek kryepersonazhi Xhon Proktor. Aktori i mirënjohur Timo Flloko e zbërthen këtë mesazh universal me çiltërsi njerëzore, deri në detaje. E thotë me fjalë, e mbron me krenari, e sfidon botën shtrigane me trimëri, e pranon fatin ndëshkues me dinjitet, e njeh çdo përlyerje të pamoralshme dhe ka kurajë të thotë më fal. Është një dinamizëm gjithëkohorë që mblidhet tek fati konkret i një fermeri, që mëkaton përmes tradhtisë bashkëshortore e shkel kështu një nga 10 normat e Hyut. Ky është një rol shumë kompleks, tallazues dhe përdëllenjës sepse në lojën e tij, ai dhe vetëm ai, i takon të gjithë personazhet e tjerë. Takon Abigelën 17-vjeçare që me trupin dhe seksin e saj ja ndërpret logjikën duke e futur në "shtrëngatat e ofshamave" dhe orgazmave që verbojnë çdo burrë! Takon të shoqen, një krenari e heshtur qe nuk harron, por që di edhe të fal sepse ideali i saj është jeta! Dialogu mes tyre i inskenuar nga gjykatësi Danforth-Fatos Sela me cinizëm dhe arrogancë, vetëm që gjithçka të thuhet në gjyq si e do dogmatizmi autoritar që është klasifikuar si i tillë tek "pushteti i qiellit"; rezulton në një romantizëm njerëzor dhe sinqeritet, se ç'është njeriu në universin e tij! Një dialog brilant i Timo Fllokos dhe Eva Alikaj(Xhon dhe Elisabet Proktor) ku në emër të "kryemuzës" jetës, pranohet se jemi njerëz që gabojmë, por nuk gabohemi për të mos e pranuar atë me sinqeritet. Vetëm kështu jemi të vërtetë dhe të pa kamufluar. "Çfarë duhet të them, të pranoj që e kam takuar Djallin, ky është shqetësimi dhe përgjegjësia e Proktorit, dhe ky lloj vetëdjallëzim mund të jetë çdo ves njerëzor?! Apo të mos pranojë, kur djalli jepet si një "ideologji e mbyllur heretike" që nuk lejon asnjë plasaritje dhe kështu të viktimizohemi, vetëm e vetëm që, dogma të vijë e vërtetë dhe e besueshme për të gjithë, pa e cenuar atë. Dhe fjalët njerëzore, "bëj si të duash vetëm jeto"! "Edhe unë jam fajtore puthjet e mija të ftohta, si puthje të dyshimit" - këto fjalë të zonjës Proktor duket sikur vijnë nga një botë ndjesie të Eva Alikaj që nuk ishte takuar kurrë më parë! Ky dialogim e demaskon hipokrizinë dhe fallcitetin e mesjetave gjithëkohore! Ne njerëzit gabojmë para vetes, pastaj përball autoritetit cilado qoftë ai në të gjitha kohërat. Njeriu gjykohet nga drita e brendshme e virtytit të së vërtetës dhe jo nga okultizmi me autoritet pushtetar. Xhon Proktor është njeriu i thjeshtë antiokultizëm. Kjo është merita unikale e personazhit, kjo është kryemerita e Timo Fllokos, që me shumë intuitë dhe natyrshmëri sillet si "dishepull" i antiokultizmit. Ai sfidon tri gjyqe. Ata të qiellit që vjen i përçudnuar nga Perris-njeriu, që vetëm i Zotit nuk mund të jetë, sepse mbi çiltërsinë dhe lutjen e njeriut të thjeshtë "vë dhjamë e pasuri", dhe që si një inkuizitor përgjon këdo, duke numëruar rrugëtimet për në tempull. Ky sfidim është "magma dramatike" që e mban gjallë dhe dinamike pjesën. Po ky pushtet i "pseudogjakut blu" vjen në një formë tjetër me "togën e zezë" ku varja në litar përmendet si pa të keq dhe ku ligjet juridike dhe ato hyjnore përzihen në një "teokratizëm makabër"! Është dhe gjyqi thjesht juridik që, për të siguruar provën dokumentare në emër të sterilitetit administrativ, bën që njeriu të denigrohet në dinjitetin civil dhe pas kësaj ai mund të shkoi në litar (apo diku tjetër, në të gjitha kohërat si një njeri i dështuar) me provën e fajit lëshuar nga po ai vet! Spiro Duni e ka mbërthyer këtë mekanizëm dramatik, ndaj gjithçka si lëvizje dhe dramacitet i brendshëm është një përballje e tillë. Ri pezull pyetja-fat: "Përpara cilit gjyq do duhet të japim llogari dhe duhet të rrëfehemi"? Ky bosht dramatik krijon gjithçka! Arthur Miller si një "kristian puritan" që e pranon gabimin njerëzor, ngjiz tek personazhi i Proktorit,i Nërsit, Korit, Uorenit, Heilit dhe i Elisabet Proktorit, mesazhin universal Jezusian; "Thuaje të vërtetën të ndjehesh i lirë"! Proktor gabon vetëm njëherë, kur bën kompromisin me "djajtë me toga të zeza" por se nuk e shet dinjitetin dhe grisë çdo "indulgjencë" si dëshmi e shitjes së dinjitetit. Timo Flloko-Proktor është në këtë moment në një aktrimi brilant me një frymëmarrje sfidante sepse nuk ka frikë nga vdekja. Ka jetuar i lirë dhe, do e di të vdesë i lirë. Ajo trini dramatike me Rebeka Ners të Drita Pelinkut, e cila nuk është duke u nisur për Parajsë por sikur sa ka mbërritur nga Parajsa, ashtu si një pastërti unikale që tregon" kashtën e kumtrit" e që thotë: Iki nga kjo botë e gjykuar nga gjykata "universal e së vërtetës"! Me Elisabet Proktor që e do edhe më shumë Xhon Proktorin në këto momente sfidimi! Të veshur të tre në të bardha, përball një shpure të zezë njerëzish që, vetëm ideal dhe vlera nuk mund të dhurojnë, kjo situatë dramatike është pika kulmore. "Gjyqi i së vërtetës", shkroi në ajrin e kohës: "Vdis por dinjitetin mos e shit! Vetëm përball saj, ne jemi vetvetja edhe kur gabojmë"! E vërteta nuk ndëshkon nga dogma por na ndihmon të njohim veten qoftë edhe në momentin kur jeta mbaron. Kur ke frikë ta tregosh veten, nuk ke kurajë të pranosh se cili je. Një uniformizim i tillë ideologjizues e shndërron njeriun në një preh ku, autoriteti mundi të injektoi, realisht ose jo, brenda teje kurrfarë lloj "djajsh-ideologjik" dhe të të ngarkojë mandej me ndjenjën e fajit dhe të hermetizmit në çdo grimasë të jetës!
Ku ndodhet realisht okultizmi? Tek ata që në pafuqi e besojnë ritualin dhe i nënshtrohen një procesioni të verbër! Apo tek ata që tregojnë se mund "të lexojnë okultizmin" dhe afishojnë se mund ta shkulin atë nga shpirtrat e plagosur prej tij! Pafajësia e pavetëdijes në tjetërsimin e shpirtit e bën pa dashje "marrëzinë djallëzore", si një patologji kolektive. Koralet e këtij tufëzimi janë realizuar nga regjisori mjaft mirë. Është përgjegjësia e asaj turme që, quheshin "Shtrigat e Salemit", por që në gjithëkohësi mund të quhen "Shtrigat e eternitetit" të kuptojnë artistikisht misionin! Virtualiteti i formës dhe mediumet komunikuese, janë shprehje e stadit kur ne jetojmë. Qëllimi infektues, honet e errëta të djallëzisë që prodhohen vetëm dhe vetëm nga mendja dhe shpirti njerëzor, e "metamorfozohen" si të jenë shpirti lëvizës i perëndisë pagane Proteus-autoriteti i Panteonit Mitik, ku u anticipua ky tipar i antropo-individë në çdo kohë. Dy apo më shumë fytyrësia është alkimizmi ynë foshnjarak! Futja në këtë rol i njerëzve në të gjitha kohërat, tregon përse ai që nuk ndryhet në këtë darë, (që në mesjetë qe litar-varja apo karrige hekuri, ndërsa në të gjithë kohërat ka arsenalin e vet); është heroi civil i lirisë që, gjithnjë ka pranuar fatin por ka sfiduar në emër të dinjitetit! Magjia dhe pushteti i alkimizmit, nuk janë shfronësuar ende! Kjo nuk duhet harruar! Ndaj edhe për një çast kujto Xhon Proktorin! Edhe nëse je besimtar, si dje ashtu edhe sot, virtyti i papërlyer është i yti! Komunikimi bëhet me moralin e Perëndisë dhe jo me "pushtetin e tij në tokë" që, është aq me vese dhe aq i gënjeshtërt sa edhe çdo pushtet tjetër, sa kohë që ai vihet të lëvizi nga njeriu! Ky lloj pushteti e ngre supremacinë nga pafuqia jonë. Ndërsa e pavërteta se ne jemi "yshtur nga djalli" na shpie në litar si fajtor. Njeri ki kujdes! Tirania e do vdekjen se tek ajo mbështetet! Intriga dhe xhelozia krejt njerëzore e Abigeil Williams, e deklaruar prej saj, që ushqejnë posedimin dhe furtunën e instinktit, të ndihmon të kuptosh se gjyqi real është brenda vetes. Ky është teatri i vërtetë! Ky mesazh vjen i plotë. Është meritë e regjisorit dhe të gjithë trupës. Kambana e parë është e Fllokos. Pas saj në një "simfonizëm funebër" e dëgjojmë këtë muzikë vdekje tek kambanat më të vogla, deri tek zilkat! Arthur Miller me "shtrigimin salemian" tregon se inkuzicionizmi ka si dekor gjyqet e ftohta pedante që sillen tinëzisht ndaj njeriut të pambrojtur, brenda të cilit injektohet fillimisht djallëzia e paqenë, vetëm e vetëm për t'u gjetur prova. Ata janë të dënueshëm thjesht sepse janë të akuzuar! Ata janë fajtor sepse janë të pafuqishëm për të qenë të besueshëm! Proktor-Timo Flloko bën kontrastin dhe, nga ai moment edhe marrja e jetës nuk ka më vlerë për autoritetin e bjerrur mesjetar! Ai sfidon gjyqin se i falet Zotit në amshim human! Besëtytnia ç'mitizohet prej tij si pafuqi e pseudoargumentit!
Sa mesjetë ka brenda nesh në çdo kohë?! Frika për të thënë të vërtetën e të qenit ende jo i lirë nga frika, të shpie tek mungesa e dinjitetit. Kjo është errësirë dhe peshë e rëndë mesjetare! Marta Kori shkoi në litar si shtrigë Salemi vetëm se lexonte libra të ndaluar! Kjo ndodh sot ende në shoqëri të prapambetura! Nëse shikon "Shtrigat e Salemit", në çdo kohë brenda teje mbetet mesazhi që nuk vjetrohet me gjithë se sistemet ndërrohen "Modulimi përpunues i dobësisë së njeriut dhe autoritetet e pa sinqerta, kanë ndihmuar historikisht që okultimi verbues të shndërrohet në filozofi të sistemeve pa arsye, pa kujtesë pa humanizëm.
Kjo trysni ç'shpirtëruese dhe zhbërëse në gjithëkohësi, shpie në radikalizëm dhe një klimë e tillë, mund të quhet mesjetë me plot gojën"! Le t'i mbyllim sytë për një çast dhe le të ndjejmë aromën e Temjanit millerian, e djajtë gjithëpushtetor të fanatizmit largohen sa kaq në pafuqinë e kohës së tyre të kapërcyer! Ky pastrim ndodhë po të shkosh në "Teatrin Kombëtar" dhe të shohësh "Shtriga e Salemit". Kemi nevojë të gjithë për këtë pelegrinim! Kush e nuk e kupton këtë ka probleme me veten. Kush e kupton dhe bën sikur nuk e merr vesh, ndihmon pa dashjen e tij/saj, për të na bindur se "Shtrigat" janë ende mes nesh dhe "Salemi" gjithë po aq!
(GSH/BalkanWeb)