Kosovë, në veri të Mitrovicës rrihet gazetari, reagon AGPK
PRISHTINË-Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës deklaroi se e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit të RTK-së Gëzim Bimbashi, në veri të Mitrovicës.
Ai është rrahur dje në Sheshin Shumadia, me dru flamuri derisa po xhironte në protestën e organizuar nga strukturat paralele në veri të qytetit. “AGPK e dënon fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Bimbashi dhe kërkon urgjentisht nga Policia e Kosovës si dhe ajo e EULEX-it e cila është e mandatuar për atë pjesë te Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarë , kameramanët dhe fotoreporterë në gjithë territorin e Kosovës”, thekson deklarata.
RTK, nga i dërguari në vendngjarje, ka raportuar se mijëra serbë të veriut protestuan rreth 2 orë kundër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në kohën kur po zhvillohej kjo protestë, të gjitha institucionet që veprojnë në këtë pjesë nuk kanë punuar.
Disa nga ta, në kushte anonimiteti thonë se kanë qenë të kërcënuar që të marrin pjesë në protestë, e ndërkaq e ashtuquajtura mbrojtje civile vëzhgonte situatën në të gjitha rrugët e veriut. Në tubim është proklamuar edhe krijimi i një tjetër institucioni paralel, i ashtuquajtur “Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës”.
Megjithatë, liderët politikë në veri kanë qëndrime të ndryshme. Ish-sekretari shtetëror në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, në një intervistë për RTK-në, u deklarua në favor të marrëveshjes, duke thënë se serbët e veriut janë të painformuar për këtë marrëveshje andaj po e kundërshtojnë atë.
“Të gjitha vendimet që merren nga ana e Qeverisë së Serbisë, unë personalisht i përkrah. Andaj nuk është e mirë të polemizojmë me Serbinë për vendime që merr ajo. Serbët këtu janë të painformuar se për çka janë marrë vesh në Bruksel Thaçi e Daçiq. Po ashtu, nuk është e mirë që kjo marrëveshje të interpretohet mbi baza partiake apo interesa politike, kjo nuk i konvenon askujt”, theksoi Oliver Ivanoviq, ish-sekretar shtetëror në Qeverinë e Serbisë.
Qëndrim të kundërt sa i përket marrëveshjes së arritur në Bruksel ka zëvendësdrejtori në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Kërstimir Pantic. Ai thotë se asnjë marrëveshje dhe as kjo e fundit nuk do të lejohet nga serbët që të zbatohet në veri.
“Serbët që jetojnë në katër komunat veriore të Mitrovicës, marrëveshjen e fundit por edhe marrëveshjet e tjera që janë arritur në Bruksel nuk do t`i pranojnë, këtë e dinë institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet legjitime dhe demokratike si dhe bllokimin e rrugëve në veri për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Ajo çka janë marrë vesh Kosova dhe Serbia në Bruksel, po na i humb ato çka i kemi arritur për 14 vjet këtu në veriun e Kosovës”, thekson Pantiq.
E ndërkohë, burimet e RTK-së thonë se Policia e Kosovës është kërcënuar nga mbrojtja civile në veri nëse del për t’u kujdesur për protestën. Por, zyrtarisht, në Policinë e Kosovës vetëm konfirmohet mbajtja e protestës.
Që nga arritja e marrëveshjes serbët në veri të shtyrë nga strukturat aktuale paralele të sigurisë kanë shtuar numrin e barrikadave në rrugët magjistrale. Ndërkaq, tash pritet publikimi i planit për zbatimin e marrëveshjes, që do të siguronte ndër të tjera edhe lirinë e lëvizjes.
(d.b/BalkanWeb)