NATO, Mario Monti në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel
BRUKSEL- Kryeministri italian në detyrë, Mario Monti mbërriti sot në zyrat qendrore të aleancës së NATO-s ku, në cilësinë e ministrit të Jashtëm 'ad interim', do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Aleancës Atlantike, njoftuan burime zyrtare.
''Kryeministri Monti do të jetë i pranishëm në cilësinë e kryediplomatit të Italisë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel'', theksonin burimet zyrtare.
Në takim do të trajtohen zhvillimet e krizave në Siri dhe Afrikë, si dhe hapat e ardhshme të NATO-s dhe aleatëve të saj për sigurinë në të dy rajonet.
Po ashtu, do të trajtohet në takim edhe e ardhmja e misioneve të NATO-s pas 2014-ës dhe do të shqyrtohet një përforcim i sistemeve mbrojtëse anti-raketë në Turqi.
(d.b/BalkanWeb)