Ligji për Sigurimet Shëndetësore, debat në Komisionin e Ekonomisë
TIRANË- Plot me debate është zhvilluar mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Deputetë të opozitës dhe ata mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, kanë diskutuar Ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm të shërbimit shëndetësor”, ku të majtët kanë akuzuar se shërbimi shëndetësor në vend është shumë i keq.
“Njerëzit paguajnë për çdo shërbim që faktikisht duhet të mbulohet nga sigurimet shëndetësore. Njerëz të tjerë paguajnë dhe shërbimet mjekësore nuk u jepen. Po miratoni sot ndryshimet që ne kemi kërkuar të bëhen 2 vite më parë”, -theksuan deputetët e opozitës në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe deklaroi se ndryshimet që prezantohen janë për fushatë, ndërkohë që drejtoresha e politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Arjana Dyrmishi u shpreh se ato hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2014.
(d.b/BalkanWeb)