Koalicionet, PD vijon sot takimet me krerë të partive
TIRANE- Partia Demokratike vijon edhe sot takimet me krerë të partive të vogla, në kuadër të aleancës parazgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit.
Në selinë e PD-së dje ka hyrë kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar dhe kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj. Ata janë pritur nga të mandatuarit për negociatat e koalicionit, Oerd Bylykbashi dhe Ridvan Bode. Ndërkohë që rreth orës 21:00 të mbrëmjes se djeshme në PD ka përfunduar negociatat edhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së, i cili bëri me dije se do të ketë edhe një takim tjetër deri në zyrtarizimin e koalicionit.
Burime zyrtare nga selia blu bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se pjesë kryesore e koalicionit për këto zgjedhje do të jenë partitë me të cilat PD-ja fitoi në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë. Në krahasim me listën e 2011-s, dy parti nuk janë më në koalicionin e djathtë për shkak se kanë zgjedhur opozitën, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ndërkohë që dy prurjet kryesore të koalicionit që do të drejtohet nga Partia Demokratike, janë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Demokristiane. Lëvizja e Dashamir Shehit në zgjedhjet e 2009-s mori 10 mijë vota, ndërsa në ato lokale 21 mijë vota, shumicën e të cilave ajo e ka në Tiranë.
Ardhja e LZHK-së në koalicionin e djathtë minimizon deri diku rrjedhjet që mund të vijnë nga FRD-ja dhe që rrezikojnë mandatin e 16-të të PD-së. Ndërsa Partia Demokristiane e Nard Ndokës në 2009-n mori 13 mijë vota, kurse dy vjet më parë, në koalicion me PS-në, 47 mijë vota. Kalimi i PDK-së djathtas pritet të shtojë votat e koalicionit, veçanërisht në Shkodër dhe Lezhë, megjithëse marrja e një mandati më shumë në këto dy qarqe është i vështirë për shkak të numrit të madh të votave që kërkohen. Gjatë javëve të fundit është përfolur mundësia që Ndoka të jetë pjesë e listës së PD-së në qarkun e Shkodrës, ndërkohë që negociatat e këtyre ditëve do ta përcaktojnë këtë marrëveshje mes PD-së dhe PDK-së.
Përveç këtyre dy partive, pjesë të rëndësishme në koalicion do të kenë edhe republikanët, legalistët, ballistët, si dhe partitë e Xhuvelit e Starovës, të cilët kanë qenë të përfaqësuar edhe në qeverisjen e vendit. Burimet flasin se nga 67 parti që janë regjistruar në KQZ, do të negociohet me të gjitha ato forca që janë të qendës së djathtë, me qëllim krijimin e një koalicioni më të madh se të dy viteve më parë, kur numëroheshin 22 parti.
(e.m/BalkanWeb)