E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, negociatat për qeverinë ngecin te Pacolli

Ne Kosovë vijojnë pa rezultat negociatat mes PDK-së dhe AKR-së për formimin e qeverise se re. Gjithçka ka mbetur te çështja e presidentit, pasi Aleanca Kosova e Re e kërkon medoemos për kreun e saj Behxhet Pacolli. Por ne anën tjetër, zyrtaret e PDK-së po insistojnë me force qe postin i kryeministrit dhe presidentit te qëndrojnë kësaj partie. Sipas mediave ne Prishtinë, takimi i fundit mes palëve është mbajtur ne shtëpinë e Pacollit, por edhe aty nuk është arritur një marrëveshje. Ndërsa ditët po kalojnë, partia e Thaçit po përballet me vështirësi serioze për gjetjen e një partneri qeverisës. Vonesat e detyruan presidentin ne detyre Krasniqi te caktonte një dite me pare 24 janarin si date për konstituimin e kuvendit te ri te Kosovës, duke bere qe ne përvjetorin e trete te pavarësisë, vendi te jete pa institucione. Me herët Aleanca për ardhshmërinë e Kosovës i kishte vendosur kusht PDK-së për te bashkëqeverisur përfshirjen ne koalicion te LDK-së, gjë qe nuk u pranua nga partia e Hashim Thaçit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›