E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Jemi në Veri të Kosovës, nuk lejojmë dhunë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Byhler, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të këtij vendi që të mos reagojnë me dhunë kundër situatës në veri e as në Vijën Kufitare Administrative me Serbinë:
“KFOR-i nuk pranon kurrfarë dhune. Në një shoqëri demokratike mendimet e ndryshme duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore me diskutime dhe negociata”, ka thënë Byhler, pas aksionit të Policisë së Kosovës për të futur nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri të vendit.
KFOR përmes njoftimit për media bën të ditur se pasi që është informuar mbi situatën, ka urdhëruar një numër të konsiderueshëm njësish që të ndërhyjnë nëse është nevoja.
“KFORi mbikëqyr situatën dhe trupat e KFOR-it janë në veri të Kosovës dhe do të ndihmojnë për ta zbutur situatën nëse është nevoja”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›