Isa Mustafa mbeshtet hapur Sejdiun per kreun e LDK-se
Nje dite me pare nuk kishte pranuar te deklarohej se a e perkrah Sejdiun apo Bukoshin por tashme duket se e ka te qarte qendrimin e tij.
Kryetari i Prishtines dhe anetari i Keshillit te Pergjithshem te LDK-se Isa Mustafa eshte pare ne krah te Fatmir Sejdiut gjate zgjedhjeve te deges se dyte me te madhe te kesaj partie ne Prishtine. Sejdiu i cili ka qendruar vetem disa minuta ne kete takim pas tij nuk ka pranuar te flas.
Mustafa gjate fjales se tij ka thene se LDK-ja eshte me e bashkuar se kurre dhe pohimet e fundit se ai mund te kandidohet i ka quajtur lsquospekulime te mediave. Keshtu ai ka lene te kuptohet se madje as nuk do te kandidohet per kryetar te LDK-se dhe se eshte mbeshtetes i Fatmir Sejdiut. Pas fraksionit te LDK-se lista LDK ndash Ibrahim Rugova dhe pohimeve te Bukoshit se do te kete ne krah edhe anetare e tjere te LDK-se Isa Mustafa nuk kishte pranuar te deklarohej per nje gje te tille. Kuvendi elektoral i LDK-se pritet te mbahet javen e ardhshme.
Nderkohe ne nje takim kur Mustafa dhe Sejdiu u gjenden te shtunen ne mbremje ne Kuvendin e shtate te deges se dyte te LDK-se qe u mbajt ne vilen Germia Isa Mustafa ka thene se e perkrah Fatmir Sejdiun. I pari i Prishtines tha e nuk eshte e drejte te shprehe publikisht perkrahjen e tij ndaj kujtdo qofte meqe sipas tij kjo do te ndikonte ne zgjedhjet brenda LDK-se. As tani Mustafa nuk tregoi nese do te kandidohet ose jo per kryetar partie.