E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, një delegacion i FMN-së viziton Prishtinën

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN) sot arrin në Kosovë, ku do të qëndrojnë deri më 5 mars. Gjatë kësaj kohe do të fillojnë diskutimet me organizatat buxhetore. Vizita e delegacionit të FMN-së është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Financave, të cilët kanë shprehur optimizmin që Kosova tu qaset prapë fondeve të këtij misioni.

Misioni i FMN-së në Kosovë do të qëndrojë nga data 21 shkurt deri më 5 mars, për të bërë vlerësimin përfundimtar të marrëveshjes për monitorim nga stafi, të arritur me Qeverinë e Kosovës në qershor të vitit të kaluar, ka thënë Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se Kosova ka përmbushur kërkesat e këtij institucioni dhe pritet të marrë një vlerësim pozitiv.

Shpresojmë se do të marrin vlerësim pozitiv sa i përket qëndrueshmërisë fiskale, pasi që edhe vlerësimi i  kryer gjatë nëntorit të vitit të kaluar ka qenë pozitiv. Në këtë mënyrë do të hapet edhe mundësia për arritjen e programit të ri dhe përfitimit të fondeve nga ky mision, ka thënë ai.

Takimet fillojnë sot në nivel të stafit teknik dhe pastaj do të ketë edhe takim të ministrave me këtë delegacion të FMN-së.

Pas vendimit të kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi për rritje të pagave në disa sektor, Kosova është përjashtuar nga programi i FMN-së Stand By dhe ka hyrë në një program Monitorimi nga stafi i FMN-së.

Gjatë kohës që Kosova ishte në programin Stand by ka marr fondin e parë nga FMN-ja prej 20 milionë euro, ndërsa pas daljes nga ky program, asaj i janë ndaluar 92 milionë euro. Ky fond pritet të jepet gjatë këtij viti, por gjithashtu nuk duhet harruar edhe rreth 35 milionë euro që do të akordohen nga Banka Botërore në muajin mars. / Kosovapress

 

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›