E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi, kryeqendra e vilajetit të Kosovës

Një shkrim autorial i njërit prej figurave kyçe të PDK-së, Xhavit Haliti ka tronditur politikën dhe publikun maqedonas. Në të, Haliti që është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, shkruan se “Flamuri i Pavarësisë së Shqipërisë në gusht të 1912-ës u ngrit në Shkup”.

“E përmenda këtë fakt për të theksuar: Fantazmat e historisë mes fqinjëve janë përherë mbytëse. Evropa demokratike arriti të mbytë supërfantazmat franko gjermane. Në raportet Serbi Kosovë, mendoj se pengesat historike dhe mitologjike, në kuadër të një Evrope dhe fryme universal demokratike, janë më të kalueshme dhe të asimilueshme” shkruan Haliti.

Më tej, ai shkruan për trajtimin e çështjes shqiptare në Ballkan duke rikujtuar se Shkupi ka qenë kryeqendra e vilajetit të Kosovës.

“Çështja shqiptare është tej fokusit të vëmendjes. Kemi avantazhin që jemi në qendër dhe në skajin më perëndimor të Ballkanit, pa të cilin BE-ja nuk mund ta pretendojë njësinë (Evropa smund të jetë e bashkuar pa Ballkanin). Kemi mundësinë ti kontribuojmë stabilitetit (nëse vazhdojmë të sillemi si deri tash), por dihet që shqiptarët kanë në dorë, natyrshëm, detonatorët e shpërthimit të konfliktit në Ballkan. Po përmend vetëm një fakt historik: Kryeqendra e vilajetit të Kosovës ka qenë Shkupi”. (Indeksonline)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›