E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Itali i dënuari me 18 vjet burg

Një i shumëkërkuar për vrasje është arrestuar në Itali, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Fiqiret Seferi, 48 vjeç, lindur në Luz të Vogël të Kavajës, është arrestuar dje në Domodossola falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Sipas policisë, Gjykata e Kavajës e ka dënuar Seferin në vitin 2009 me 18 vjet burg për vrasje në bashkëpunim.

Në vitin 2006, së bashku me shtetasin Luftim Kibja, Seferi ka vrarë me armë të ftohta Artur Metën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›