E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, një javë fushatë për raundin e dytë të zgjedhjeve

Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të punojë edhe gjatë fundjavës për shkak të numrit të madh të ankimimeve. Gjithashtu, zyrtarët e KQZ-së njoftojnë se edhe kutitë që KQZ-ja i ka futur në "karantinë" do të verifikohen edhe njëherë për të ditur nivelin e manipulimit të votave.

KQZ dhe KZAP thonë se është rënë dakord që për shqyrtimin e parregullsive dhe ankesave t'u jepen përparësi komunave të cilat do të shkojnë në balotazh. Ndërkohë, zyrtarë të KQZ-së kanë caktuar që fushata zgjedhore të jetë një javë për komunat në të cilat kandidatët do të shkojnë në balotazh.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›