E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli mohon mundësinë e hyrjes në qeveri

"Nuk ka patur deri më sot ndonjë komunikim zyrtar midis meje dhe zotit Thaçi në lidhje me këtë kinse aleancë. Ndaj e quaj mungesë të thellë etike, e quaj lojë me qytetarin përhapjen e lajmeve të tilla. Gjithë çka ndodhi e quaj manovër politike që luan me dinjitetin tonë politik dhe njerëzor", thuhet në një deklaratë të Pacollit.

Sipas tij, AKR do të bëjë aleancë vetëm me atë parti që pranon ta implementojë programin e saj politik dhe nuk beson se kjo mund të ndodhë, "duke parë sesa serioze janë partitë në pushtet me programet qeverisëse, apo me dinjitetin e qytetarit siç ndodhi dje".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›