Henri: Ndeshja duhej përsëritur
Lajmin e bën të ditur “France Press”, pak orë pas vendimit të organizmit më të lartë të futbollit botëror për të mos përsëritur takimin e shumëpërfolur të ditës së mërkurë.
Menjëherë pas ndeshjes që e dërgoi Francën në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, vetë sulmuesi i Barcelonës e pranoi se goli që solli kualifikimin e “Gjelave” ishte i parregullt. Por tashmë ai shkon më tej, duke dalë kundër vendimit të FIFA-s.
Megjithatë, kjo tashmë nuk ka asnjë vlerë, pasi Irlanda e Xhovani Trapatonit do të duhet ta shikojë Botërorin nga televizori.