Greqi Papandreu Te enjten formoj qeverine e re
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu do të formojë një qeveri të re me anë të së cilës kërkon të fitojë mbështetje për paketën e masave të kursimit që është kusht për ndihmën e re financiare nga BE dhe FMN. Ndërsa Athina është përfshirë nga protestat që u përshkallëzuan në dhunë, Papandreu planifikon të votëbesojë të enjten qeverinë në parlament.
Jo vetëm opozita konservatore dhe protestat popullore përbëjnë kërcënim për paketën e re, por Papandreu ndesh me disidencë edhe në partinë e tij socialiste, Pasok. “Unë do të vazhdoj me të njëjtin kurs. Kjo është rruga e përmbushjes së detyrës, së bashku me grupin parlamentar të PASOK, dhe me popullin e Greqisë”, tha Papandreu në një dalje televizive gjatë mbrëmjes.
Njoftime të tjera nga kryeqyteti grek thonë se Papandreu është ofruar të japë dorëheqjen gjatë bisedimeve me liderin e opozitës, Antonis Samaras. Një deputet i PASOK-ut dha dorëheqjen nga grupi parlamentar, duke e lënë Papandreun me 155 vende nga 300 që ka parlamenti, ndërsa një deputet tjetër ka kërcënuar të votojë kundër paketës së kursimeve dhe privatizimit të shpejtë të aseteve shtetërore.
Ky zhvillim i ri erdhi pasi protesta e të indinjuarve në Athinë tejkaloi situatën e një marshimi paqësor, ndësa grupe të rinjsh të maskuar kanë hedhur bomba tymuese dhe janë përleshur me policinë. Kjo e fundit thotë se shtatë protestues dhe dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur, ndërsa 40 persona janë arrestuar.
Gjatë ditës, Athina u paralizua nga marshimi mbi 30 mijë qytetarëve që kundërshtojnë masat qeveritare të kursimit, të detyrueshme për përfitimin e paketës së ndihmës financiare dhe BE dhe FMN. Në të kundërt vendi do të mbytet nga borxhet dhe nuk do të ngrejë kokë për shumë vite me radhë.
Por, paralajmërimet e kryeministri grek, Jorgos Papandreu nuk është se gjejnë mirëkuptimin e qytetarëve të cilët ndiejnë prej kohësh barrën e shkurtimeve të vendeve të punës, pagave dhe rritjen e kostos së jetesës. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome për të shpërndarë protestuesit që kishin rrethuar parlamentin dhe ministrinë e Financave.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 15 qershor 2011 )