E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma per Greqine vendimi shtyhet per ne korrik

Pas shtatë orë bisedime në Luksemburg, ministrat e financës së eurozonës vendosën të ruajnë presionin mbi Greqinë duke shtyrë marrjen e vendimit për zbllokimin e huasë së pestë. Kështu Athina duhet të presë deri në mes të korrikut dhe të marrë ndërkaq të tjera masa të ashpra për të përfituar fondin e rradhës së emergjencës prej 12 miliardë eurosh.

Vendimi për zhbllokimin e huasë varet nga Parlamenti Grek që sipas ministrave të BE duhet të miratojë ligjet për reformën fiskale dhe shitjen e aseteve. “Kemi nevojë për një vendim të qartë të parlamentit grek”, shpjegoi ministri belg i Financës Didier Reynders, në përfundim të takimit. Deklarata përfundimtare angazhon njëkohësisht ministrat e eurozonës të hartojnë një plan të dytë shpëtimi për Greqinë, ku të përfshihen edhe investitorët privatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›