Greqia zien. Papandreu ben thirrje per unitet
Grekët i thonë jo planit të ri të kursimeve të paraqitur në parlament nga kryeministri Papandreu. Në sheshin “Sintagma” para parlamentit u mblodhën më tepër se 10.000 persona për të kundërshtuar planin e ri. Edhe në qytete të tjera greke si Selanik dhe Sparta pati manifestime proteste. Protesta e Athinës ndoqi minutë pas minute dhe takimin e Luksemburgut. Sondazhet e publikuara së fundmi tregojnë se më tepër se 50% e popullsisë kërkon që Parlamenti të kundërshtojë planin më të fundit të paraqitur nga qeveria socialiste.
Para parlamentit kryeministri grek Jorgo Papandreu i bëri thirrje popullit të tij për mbështetje të programit të kursimit. Ndërsa filloi debati për votëbesimin në parlament, kryeministri bëri thirrje për unitet kombëtar e për herë të parë pranoi publikisht se Greqia pa ndihma të tjera fiinanciare nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pas një kohë të shkurtër nuk është në gjendje të paguajë.
Pasojat e një falimentimi të shtetit ose të tërheqjes nga monedha e përbashkët euro do të ishin katastrofale për buxhetin, bankat dhe besueshmërinë e vendit. Ai kërkoi për këtë që parlamenti t'i japë besimin për qeverinë e re. Votimi për çështjen e votëbesimit është planifikuar për natën e së martës. Socialistët në qeveri kanë në parlament vetëm një shumicë të ngushtë deputetësh prej 155 nga 300 deputetë gjithsej.