Kosovë, opozita thërret seancën e jashtëzakonshme për bisedimet
PRISHTINE- Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbledhur 40 firmat e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të debatohet në lidhje me marrëveshjet e arritura në bisedimet Kosovë – Serbi. Lajmi bëhet publik nga 'Radio Europa e Lirë'.
Sipas procedurave, seanca e jashtëzakonshme thirret brenda pesë ditëve nga parashtrimi i kërkesës.
(m.a/BalkanWeb)
Sipas procedurave, seanca e jashtëzakonshme thirret brenda pesë ditëve nga parashtrimi i kërkesës.
(m.a/BalkanWeb)