E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia e gatshme për marrëveshje tjera me Kosovën

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 21:35

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë të premten se Beogradi është i gatshëm për marrëveshje me Prishtinën rreth pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në takimet ndërkombëtare.

“Jemi të gatshëm për marrëveshje, për të marrë në konsideratë propozimet. Kjo do të jetë një nga temat e dialogut Prishtinë-Beograd. Jemi të gatshëm për të zbatuar çdo marrëveshje që arrihet”, ka thënë Jeremiq për mediat serbe.

Serbia edhe këtë vit e bojkoton Samitin e Kroacisë, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Hashim Thaçi.

Ky takim, i cili zhvillon punimet sot dhe nesër në Dubrovnik, tubon përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë shtetërorë të vendeve të rajonit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›