E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Heqja e vizave çështje urgjente

ITALI- Gjatë vizitës në Itali, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për mediat vendase deklaroi se objektivi heqjes së vizave të qytetarëve është një nga çështjet më urgjente për vendin.

“Jemi një vend shumë i izoluar”, -  u shpreh ministri kosovar, por duke shprehur besim në mundësinë e marrjes së shpejtë të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, që do të bëjë të mundur arritjen e këtij objektivi në vitin 2012.

Në këtë aspekt, Hoxhaj ka shfaqur po ashtu bindjen e plotë në mbështetjen italiane më qëllim të avancimit të proceseve integruese evropiane të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka folur edhe për gjendjen në Kosovë
me theks të veçantë për atmosferën e krijuar për të pritur investimet e huajja.

“Në takimin me Frattinin do të përqendrohemi se si të përforcojmë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike, por edhe se si të promovojmë projektet që kanë për qëllim afrimin e qytetarëve”,- deklaroi ministri Hoxhaj.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›