E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, plani B i EULEX

Jakup Krasniqi i`u përgjigj negativisht kërkesës së EULEX-it me anë të së cilës Kuvendi do të nxjerrë një rezolutë ku do të angazhohet qeveria kosovare për t`i dhënë shpjegime Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi i tha jo kësaj kërkese të EULEX-it dhe mësohet se letra i është dërguar të premten.

Megjithatë, një e përditshme kosovare shkruan sot se EULEX-i ka një plan B. Pas testit të kryeparlamentarit, radha është për partitë politike ku do t`u shkruhet grupeve parlamentare që të deklarohen për çështjen.

"Secili grup parlamentar do të pyetet nëse përkrah një rezolutë të tillë", ka thënë një burim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›