E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Nesër në 09:30, minatorët protestojnë në Tiranë

Kryetari i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikolla ka folur për takimin e djeshëm mes përfaqësuesve të minatorëve dhe përfaqësuesve të bordit të ACR, duke deklaruar se këta të fundit i kanë pranuar në parim kërkesat e minatorëve.

Në një intervistë dhnënë për “Ora News”, ai informoi se është ndërtuar një platformë për ndërtimin e grevës së minatorëve dhe nesër në orën 09:30 protesta e tyre transferohet në Tiranë, përpara kryeministrisë dhe TVSH-së. “Kërkesat u pranuan që janë të drejta, por ata kërkuan një kohë dhe kërkonin ndërprerjen e grevës.

Por, i vetmi ligj që përcakton këtë ndërprerje është nënshkrimi i kontratës. Sot i kemi dorëzuar draftin e marrëveshjes, ata në parim kanë rënë dakort, por meqë kanë probleme ekonomike, ata do të mbledhin bordin për të vendosur vijueshmërinë”, u shpreh ai.

Po ashtu kryetari i Konfederatës së Sindikatës sqaroi edhe pjesëmarrjen e grevistëve, duke theksuar se ditën e nesërme do të marrin pjesë 30 minatorë në grevë, të cilët do të përzgjidhen në bazë të kushteve shëndetësore, edhe pse janë 300 kërkesa nga minatorët për të hyrë në këtë grevë.Nikolla informoi se kanë lajmëruar policinë për mbarëvajtjen e grevës, ditën e nesërme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›