E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini, zbulon planet për Nasrin dhe Agueron

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka zbuluar publikisht planet e tij për pjesën e mbetur të afatit veror, duke thënë se Sergio Aguero dhe Samir Nasri do të jenë lojtarë të Cityt në fund të muajit.

“Për momentin po presim sepse nëse e humbasim Tevezin, Aguero është lojtar që mund të luajë për Manchester Cityn, sepse është i ri, është lojtar si Tevez, ai mund të shënojë shumë gola dhe të luajë me Balotellin dhe Dzekon. Do të bëjmë ofertë për të. Mendoj se jemi duke pritur momentin e duhur për këtë”, u shpreh ai.

Samir Nasri është nën kontratë me Arsenalin dhe do të jetë e vështirë që ta transferojnë. “Sidoqoftë, ai është lojtar që ne e dëshirojmë dhe të cilin duam ta shohim këtu në fund të muajit”, theksoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›