E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas trajneri i ri i Chelsea-t

Sot mbërrin konfirmimi zyrtar nga klubi i Chelsea-t: Andre Villas Boas është trajneri i ri i skuadrës angleze.

Klubi në faqen e vet në internet shpjegoi se tekniku ka firmosur një kontratë trevjecare dhe do të nisë punën menjëherë.

Një ditë më parë u njoftua largimi i Villa Boas nga skuadra e Portos, pasi 33-vjecari pagoi 15 milionë euro për prishjen e njëanshme të kontratës, shifër rekord kjo përsa i përket tregut të trajnerëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›