Kosove, pranga serbit te kerkuar per krime lufte

Agjentet e Sherbimit Policor te Kosoves kane arrestuar sot nje person te shpallur ne kerkim per krime lufte.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne pranga ka rene Dejan Tomic, 35 vjec, banues i komunitetit serb ne komunen e Vushtrise.
Sipas burimeve, ai u prangos ne baze te nje urdherarresti te autoriteteve gjyqesore te Mitrovices.
Burimet shtojne se Tomic dyshohet se ka kryer krime lufte ne Kosove gjate vitit 1999. Ai do te mbahet ne paraburgim per 72 ore.