Ahmeti: Njohja e pavaresise forcon stabilitetin

Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti ka deklaruar se njohja e pavaresise se Kosoves nga Maqedonia dhe Mali i Zi stabilizon rajonin e Ballkanit, i cili sipas tij duhet te kthehet drejt se ardhmes dhe te lere pas periudhen e luftrave dhe konflikteve.
“Njohja e pavaresise nga Republika e Maqedonise dhe ajo e Malit te Zi mund te konsiderohet si nje veprim i guximshem, qe ka nje rendesi te vecante pasi forcon stabilitetin politik brenda rajonit. Tani do te kemi nje siguri me te qendrueshme”, ka pohuar Ahmeti ne nje interviste per Radio Europa e Lire.
Lideri i BDI ka shtuar me tej se me kete veprim qeveria e Maqedonise rriti besimin tek komuniteti shqiptar.