Pavaresia, mediat: Tashme vjen radha e Bosnjes

Pas Malit te Zi dhe Maqedonise eshte radha e Bosnjes per te njohur pavaresine e Kosoves, pasi ky vend nuk ka pse te vazhdoje te mbetet peng i kercenimeve te Beogradit.
Keshtu shkruan e perditshmja kroate “Jutarnji List”, e cila duke analizuar dy njohjet e fundit te pavaresise, thekson se kemi te bejme me nje disfate te Serbise, pavaresisht miratimit te nismes se saj ne OKB.
Sipas gazetes, Bosnja nuk ka me arsye per te shtyre ndermarrjen e nje hapi te tille, pasi ka nenshkruar edhe MSA-ne me BE-ne.
E perditshmja kroate shton me tej se vendimi per njohjen e Kosoves mund te merret nga kryeministri aktual i qeverise boshnjake, Nikola Shpiric, si dhe perfaqesuesi nderkombetar i BeH, Miroslav Lajcak, qe mund te behet “kumbar” i kesaj iniciative.