E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic: Ballkani, ne rrezik nga nje lufte e re

Presidenti i Kroacise, Stipe Mesic ka deklaruar se rajoni i Ballkanit rrezikohet te perfshihet nga nje lufte e re per shkak te situates ne te cilen ndodhet Bosnja e Hercegovina.

“Nje konflikt i ri e i pergjakshem mund te perfshije Ballkanin per shkak te Bosnjes e Hercegovines, qe per pasoje te popullsise se saj myslimane mund te kthehet ne nje Palestine evropiane dhe baze e terrorizmit”, ka pohuar Mesic ne nje interviste per gazeten gjermane “Spiegel”.

Duke e cilesuar liderin e serbeve te Bsonjes, Milorad Dodik si “Milloshevici i ri”, Mesic ka theksuar se vepra e tij, spastrimi etnik dhe genocidi, jetojne ende.

“Dodik eshte duke zbatuar te njejten politike si pushtetari i dikurshem ne Beograd, pasi perhere eshte duke kercenuar bashkesine nderkombetare se nepermjet referendumit do te kerkoje ndarjen e Bosnjes dhe Hercegovines”, ka shtuar Mesic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›