Krujë, arratiset i ndaluari, polici vetëplagoset në tentativë për ta ndaluar
KRUJE – Një person i ndaluar është arratisur mëngjesin e sotëm nga komisariati i Krujës. Mësohet se Florenc Shota i ka shpëtuar policisë duke u larguar nga komisariati.
Njëri prej policëve e ka pikasur dhe ka qëlluar në ajër, në përpjekje për ta ndaluar të arratisurin, por është vetëplagosur aksidentalisht.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se efektivi i policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është rrëzuar teksa ndiqte të arratisurin dhe është plagosur me armën e tij. Polici është dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e të arratisurit Florenc Shota.
(er.nu/BalkanWeb)