E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove qetesi ne veri


Në veri të Kosovës gjendja vazhdon të jetë e pandryshuar. Sipas zëdhënësit të policisë Besim Hoti, nata ka kaluar e qetë.

Ndërkohë, Policia e Kososvës është duke bërër hetimet në lidhje me rastin e incidentit që ndodhi ditë më parë ne Kroin e Vitakut, ku një serb humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Në rrugën Leposavic – Rashkë janë bllokuar dy korsi te Jarinja, pas marrjes së barrikadës nga KFOR-i dhe pas bllokimit të dy rrugëve alternative.

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë është i bllokuar, ndërsa qarkullimi nuk po zhvillohet as te Bernjaku, sipas së cilës qarkullimi Kosovë-Serbi bëhet në rrugë alternative.

Kërkime për autorët e vrasjes së serbit

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në kërkim të autorëve të vrasjes së një serbi dhe plagosjes së dy të tjerëve, incident ky që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në lagjen Kroi i Vitakut.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Besim Hoti ende nuk ka as të dyshuar dhe as të arrestuar për incidentin që filloi si përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veriun e tensionuar të Mitrovicës.

​​“Policia ka bastisur edhe një shtëpi tjetër dhe në këtë fazë kemi në proces të intervistimit një person, por kurrsesi nuk mund të thuhet që ai është arrestuar, siç është raportuar në disa media”, tha për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti.

​​Ai shpjegoi se policia ka marrë deklarata nga qytetarët, banorë të kësaj lagjeje, në cilësinë e dëshmitarëve për të përshkruar atë çfarë në të vërtetë  ka ndodhur.

“Sipas pretendimeve të disa banorëve thuhet se grupi i personave janë futur në përleshje fizike, për qëllime, siç thonë ata, tentativë të vjedhjes, të disa shtëpive të banorëve shqiptarë aty. Sigurisht se një akt i tillë nuk justifikon përdorimin e armëve”, tha Hoti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në përgjithësi incidenti nuk ka reflektuar në aspektin e sigurisë.

I ashtuquajturi kryetar i Mitrovicës së veriut, Kërstimir Pantic, ka akuzuar njësinë speciale të Policisë së Kosovës për incidentin.
 
“Të gjithë e dinë të vërtetën, se ndaj serbëve kanë gjuajtur pjesëtarët e njësisë paraushtarake, ROSU, por të gjithë heshtin në lidhje me këtë”, transmetojnë deklaratën e Panticit, mediat serbe.

Kjo gjë është hedhur poshtë nga Policia e Kosovës, ndërkaq, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka bërë thirrje që të mos politizohet incidenti dhe mos të shërbejë për nxitje të dhunës.

Incidenti i së mërkurës mbrëma në lagjen “Kroi i Vitakut” të Mitrovicës, ku pas plagëve të marra vdiq një qytetar serb dhe dy të tjerë u plagosën, nuk do të ndikojnë në situatën e përgjithshmenë Veri.

Kështu deklarojnë në Qeverinëe Kosovës, por megjithatë, sipas zyrtarëve qeveritarë, incidente të tilla tensionojnë situatën në atë pjesë dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve të ekzekutivit. 

“Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për një incident të tillë. Natyrisht, e dënojmë incidentin dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e saj. Incidentet ndëretnike apo edhe incidentet me motive të tjera, pa marrë parasysh cilat mund të jenë, madje në rastin konkret, janë diçka që e tensionojnë situatën dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve që po i bëjmë ne”, deklaroi Hajderin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Duke folur për ndikimin që mund të kenë incidentet e tilla në dialogun Kosovë-Serbi, Kuçi ka kujtuar se dialogu është çështje mes dy shteteve, ndërsa incidentet, sipas tij, ndikojnë në fuksionalizimin e shtetit të Kosovës

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Morinë - Merdarë, përurohen kilometrat e para
Në Kosovë u përurua te shtunen segmenti i parë i autostradës "Ibrahim Rugova", pjesë e Rrugës së Kombit. Ceremonia ka mbledhur së bashku në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku nisin edhe kilometrat e parë, presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga dhe dy kryeministrat Hashim Thaci dhe Sali Berisha.
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë
Ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Cooper ka zhvilluar një vizitë të befasishme ditën e premte në Prishtinë ku ka patur takime me politikanët shqiptarë të Kosovës, vecanërisht me kryenegociatoren e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri. Prishtina pranon propozimin e refuzuar
Kosova ka pranuar një propozim që e pati refuzuar një muaj më parë. Propozimi parashikon që Kosova dhe Serbia të kenë pika të përbashkëta doganore në kufij, pa e detyruar Serbinë që të pranojë Kosovën si shtet. Nis gjyqi kundër Fatmir Limajt
Pas gati dy muaj arrest shtëpiak, deputeti kosovar Fatmir Limaj u paraqit në gjykatën e qarkut në Prishtinë të premten paradite. Po ashtu dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Por vdekja e dëshmitarit kyc të këtij procesi, Agim Zogaj bëri që avokati i zotit Limaj, Karim Khan të kërkonte shtyrjen e procesit për disa arsye.
Trafiku i organeve, “hetim kompleks”
Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson, i cili do të hetojë mbi një trafik të mundshëm organesh që dyshohet të jetë kryer në fund të viteve ’90 në Kosovë dhe në disa baza të UCK-së në Shqipëri, shprehet se hetimi do të jetë i gjatë dhe kompleks.

Lajmet kryesore

Morinë - Merdarë, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›