Prishtina pranon propozimin e refuzuar

Kosova ka pranuar një propozim që e pati refuzuar një muaj më parë. Propozimi parashikon që Kosova dhe Serbia të kenë pika të përbashkëta doganore në kufij, pa e detyruar Serbinë që të pranojë Kosovën si shtet.
Qeveria kosovare është pajtuar që pikëkalimet kufitare me Serbinë të menaxhohen në sistemin e integruar, sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Në to parashihet të patrullojnë në mënyrë të përbashkët doganierë dhe zyrtarë kufitarë nga Kosova, Serbia dhe EULEX-i.
Sipas mediave kosovare procesi paralel i dialogut ka nisur nga konsultimet e vazhdueshme që ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, ka pasur me shefin e ekipit serb të bisedimeve, Borislav Stefanovic dhe kryenegociatoren kosovare, Edita Tahiri.
Në këtë mënyrë, Serbia ka përmbushur kërkesën e vet për të biseduar për pikëkalimet kufitare dhe ka plotësuar një kriter për integrimin evropian. Kriteri do të plotësohet edhe nga Kosova.
Në procesin e gjetjes së zgjidhjeve për pikëkalimet kufitare kanë qenë të përfshira edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë ato diplomatike.
Tahiri: Menaxhim të integruar kufijsh
Shefja e delegacionit të Republikës së Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ideja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është konform përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Sipas Telegrafit, Tahiri është shprehur se një model i tillë është duke u zbatuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërkohë, që është në përgatitje me Malin e Zi.
“Në parim kemi dhënë pëlqim që ky model të zbatohet edhe me shtetin fqinj, Serbinë”, ka thënë Tahiri.
Ajo ka thënë se nuk sheh ndonjë pengesë në zbatimin e kësaj marrëveshje me Serbinë. “Nuk shoh vështirësi për ta zbatuar këtë marrëveshje, sepse Kosova e ka sistemin unik të doganave dhe të kontrollit të kufirit. Sipas modelit evropian për menaxhimin e integruar të kufijve, dy shtetet që vendosin këtë bashkëpunim punojnë sipas juridiksionit të shteteve të tyre. Pra, të dyja shtetet zbatojnë ligjet e tyre”, është shprehur Tahiri.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka mohuar zërat se BE po zhvillon bisedime me Serbinë lidhur me pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak.
Reagimi i Tahirit ka ardhur pasi një zyrtar evropian deklaroi se palët po diskutojnë opsione të ndryshme, për të gjetur një zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë.
Por sipas shefes së delegacionit kosovar, deklarata të tilla janë vetëm propagandë e zyrtarëve serbë.
“Këto janë deklarata të pavërteta të lëshuara nga propaganda serbe. BE, SHBA dhe Kosova janë në të njëjtën linjë, se cështja e doganave është cështje e sovranitetit të Kosovës”,ka deklaruar Tahiri.
Sipas saj, pikat kufitare do të qeverisen nga institucionet kosovare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, KFOR dhe EULEX.
Negociatorja ka nënvizuar më tej se BE po bisedon me palën serbe në lidhje me detyrimet e Beogradit përballë Unionit.
Serbët kundër doganave: Njohin Kosovën
Disa kryetarë të komunave paralele në veriun e Kosovës kanë hedhur poshtë propozimin që çështja e pikëkalimeve kufitare të zgjidhet nëpërmjet menaxhimit të përbashkët, duke deklaruar se ato kështu do të bëjnë të njihen kufijtë shtetërore të Kosovës.
Kryetari i komunës paralele të Zubin-Potokut, Slavisha Ristiç, deklaroi gjatë të premtes se ky propozim të cilin shtypi i Prishtinës ia atribuon ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, “paraqet propozimin për instalimin e pikëkalimeve doganore”.
"Propozimi për të ashtuquajturat pikëkalime të integruara nuk është gjë tjetër veçse një propozim për pikëkalime doganore”, ka thënë Ristiç në një agjensi serbe lajmesh.
Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Krstimir Pantiç, theksoi se menaxhimi i përbashkët i pikëkalimeve është term të cilin e ka dëgjuar nga shefi i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinë, Borislav Stefanovic.
"Ne nuk e dimë se për çka bëhet fjala, e as nuk duam të mendojmë për atë menaxhim të integruar të doganave, sepse në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund dhe kurrë nuk do të ketë dogana ose vendkalime kufitare", tha Pantiç.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, qetësi në veri
Në veri të Kosovës gjendja vazhdon të jetë e pandryshuar. Sipas zëdhënësit të policisë Besim Hoti, nata ka kaluar e qetë. Morinë - Merdarë, përurohen kilometrat e para
Në Kosovë u përurua te shtunen segmenti i parë i autostradës "Ibrahim Rugova", pjesë e Rrugës së Kombit. Ceremonia ka mbledhur së bashku në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku nisin edhe kilometrat e parë, presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga dhe dy kryeministrat Hashim Thaci dhe Sali Berisha.
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë
Ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Cooper ka zhvilluar një vizitë të befasishme ditën e premte në Prishtinë ku ka patur takime me politikanët shqiptarë të Kosovës, vecanërisht me kryenegociatoren e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri. Nis gjyqi kundër Fatmir Limajt
Pas gati dy muaj arrest shtëpiak, deputeti kosovar Fatmir Limaj u paraqit në gjykatën e qarkut në Prishtinë të premten paradite. Po ashtu dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Por vdekja e dëshmitarit kyc të këtij procesi, Agim Zogaj bëri që avokati i zotit Limaj, Karim Khan të kërkonte shtyrjen e procesit për disa arsye.
Trafiku i organeve, “hetim kompleks”
Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson, i cili do të hetojë mbi një trafik të mundshëm organesh që dyshohet të jetë kryer në fund të viteve ’90 në Kosovë dhe në disa baza të UCK-së në Shqipëri, shprehet se hetimi do të jetë i gjatë dhe kompleks.
Lajmet kryesore
Morinë - Merdarë, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë