Njeriu i arit “Thor” kalon nëpër qytet

I dëbuar nga bota e tij Asgard, ai do të dërgohet në Tokë, si një njeri i zakonshëm. Por kur pas tij vijnë forca djallëzore, që duan të eliminojnë atë dhe të shkatërrojnë Tokën, Thor i ndihmuar edhe nga një shkencëtare dhe dy bashkëpunëtorët e saj, duhet të zbulojë sa më shpejt se ç’do të thotë të jesh një hero i vërtetë...
I krijuar nga Imax, filmi Thor vjen i punuar me të gjitha elementet e fundit teknologjike përfshirë edhe teknologjinë 3-D duke e bërë atë njërin prej filmave me një imagjinatë të shëndoshë.
Kësaj radhe në rolin kryesor paraqitet Chris Hemsworth, i cili ka një parzmore të tërën të mbuluar me ari, përderisa kur kalon nëpër Wall Street duket sikurse një statujë e Oskarit. Eh.. krah tij në këtë film do të luan aktorja e famshme Natalie Portman, që luan rolin e shkencëtares së astrofizikës, Jane.
Edhe pse ndoshta ndonjëherë filmat e këtillë janë bërë për të futur në depresion, “Thor” nuk është i këtillë pasi që kemi edhe skema humori – dhe për këtë duhet të lavdërohet edhe regjisori i cili ka bërë një film, ku përpos anës komerciale ka menduar edhe për imagjinatën dhe anën artistike.
Edhe teknologjia 3-D në këtë film funksionon për mrekulli duke e bërë këtë film njërin prej filmave më të shikuar në SHBA dhe në tërë botën. Thor do të shfaqet në kanalin DigiGold nga hëna deri të dielën e javës së dytë të nëntorit.
THOR
Regjia: Kenneth Branagh; skenari: Ashley Edward Miller, Zack Stentz dhe Don Payne, bazuar në tregimin e J. Michael Straczynski dhe Mark Protosevich; drejtor i fotografisë: Haris Zambarloukos; montazha: Paul Rubell; muzika: Patrick Doyle; dizajner: Bo Welch; kostumet: Alexandra Byrne; producent: Kevin Feige; Distributor: Paramount Pictures dhe Marvel Entertainment. Kohëzgjatja: 2 orë 10 minuta.
Aktor: Chris Hemsworth (Thor), Natalie Portman (Jane Foster), Tom Hiddleston (Loki), Stellan Skarsgard (Dr. Erik Selvig), Colm Feore (Laufey), Ray Stevenson (Volstagg), Idris Elba (Heimdall), Kat Dennings (Darcy), Rene Russo (Frigga), Anthony Hopkins (Odin), Clark Gregg (Agent Coulson), Jaimie Alexander (Sif), Tadanobu Asano (Hogun) dhe Joshua Dallas (Fandral).