E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, qeveria dënon ashpër sulmin ndaj KFOR-it

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin me granata ndaj KFOR-it, në vendkalimin kufitar në Bërnjak në veri të vendit. "Ky sulm i radhës mbi forcat paqëruajtëse të KFOR-it që bëhet nga strukturat kriminale në veriun e Kosovës, është i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Qeveria e Kosovës i jep mbështetje të plotë KFOR-it në përmbushjen e misionit të vet për sigurimin e lëvizjes së lirë edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës", thuhet në deklaratë.
 

Gjithashtu qeveria kosovareka ftuar qytetarët serbë të Kosovës që të jenë pjesë e institucioneve demokratike kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in.
 

“Largimi i barrikadave nga KFOR-i dhe hapja e rrugëve për të siguruar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në gjithë pjesën veriore të Kosovës është në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sigurisë së plotë për gjithë qytetarët, nenvizohet në komunikatën e Qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›