E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, qeveria dhe gjykatat, më të korruptuarat

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka dhënë shifra alarmante për shkallën e korrupsionit në Kosovë gjatë vitit 2010.

Sipas mediave kosovare në publikimin e raportit vjetor drejtues të AKK-së, kanë thënë se dëmi qe i është shkaktuar buxhetit të Kosovës nga korrupsioni arrin deri në 10 milionë euro.

Drejtori Hasan Preteni ka thënë se pak progres është në bërë në luftën kundër korrupsionit ndërsa nga institucionet e prekura në vendin e parë janë ndërmarrjet publike qeveria pushteti lokal dhe gjykatat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›