E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultranacionalistët serbë mbështesin Gadafin në rrjetin Facebook

Një faqe serbe në internet ka grumbulluar më shumë se 46 mijë "miq" në rrjetin social Facebook.

"E gjitha ka të bëjë me mbështetjen e popullit të Libisë për të mbrojtur pavarësinë e tij", i tha AFP-së administratori i faqes, Igor Martinoviq, nga lëvizja ultranacionaliste "Nashi 1389".

"Libia u sulmua ashtu siç u sulmuan ne vitin 1999. Me pare, Libia dhe lideri i saj, koloneli Gadafi na mbështetën, dhe tashme ne i mbështesim ata", tha Martinoviq.

Deri tani, 46,516 njerëz i kanë ofruar mbështetje grupit "Mbështetje për Moamer Gadafin nga populli i Serbisë" në rrjetin social Facebook.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›