E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Udhë” që ndahen e s`bashkohen kurrë

Nё mjediset e Galerisё “Fap” nё Akademinё e Arteve, piktori Arben Kuçana ka sjellë ekspozitёn e tij “Udhёt”. Udhë që bashkohen, ndahen, gjarpërojnë në një labirinth pafund. Udhë që nisin dhe nuk mbërrijnë askund. Rrathë që lidhen dhe rrinë më vete. Të gjitha në një raport të përhershëm me njëra tjetrën, si në një dimension pafund të kohës ku jetojmë. Sipas autorit, udhёt që janё nё krijimet e tij nuk kanё tё bёjnё me rrugёt nё tё cilat ecet fizikisht.
 

Piktori Arben Kuçani prej shumë vitesh punon dhe jeton në Gjermani. Ai është larguar nga Shqipëria në vitin e trazuar 1990-të. Ekspozita do tё qёndrojё e hapur deri nё datё 2 prill nё Galerinё “Fap” nё Akademinё e Arteve.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›