Kosove, qeveria miraton buxhetin

Qeveria e Kosoves, ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2009. Kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Financave, Ahmet Shala, kane vleresuar draftin prej 1 miliard e 430 milione euro, qe pervecse eshte i pari qe administrohet totalisht nga qeveria e Kosoves, ka nje rritje prej 15 perqind me ate te vitit te kaluar.
“Ne nuk kemi qene ne gjendje qe te plotesojme te gjitha kerkesat, po kjo jo per shkak te mospergjegjesive tona por per shkak te rekomandimeve te komunitetit nderkombetar”, u shpreh Thaci.
Investimet do te jene prioritet i buxhetit, nderkohe qe jane ulur shpenzimet qeveritare.
Qeveria mori vendimin per krijimin e nje rezerve prej 200 milione eurosh qe do te shfrytezohen ne ndonje situate te paparashikuar.