Vizita e Miliband, mbeshtetje per Kosoven

Vizita e ministrit te Jashtem britanik, David Miliband ne Prishtine eshte nje sinjal i qarte i mbeshtetjes se Londres zyrtare ndaj qeverise se Kosoves.
Deklarata ne fjale eshte bere nga ambasada britanike ne Prishtine, e cila permes nje njoftimi per shtyp ka nenvizuar se Britania mbeshtet projektet e Kosoves per te arritur objektivat e perbashketa.
“Britania e Madhe deshiron ta shohe Kosoven ne rrugen e saj drejt integrimit euro-atlantik dhe larg pasojave te lena nga konflikti”, thuhet ne njoftim.
Ne te saktesohet me tej se pas Prishtines, Miliband do te vizitoje Beogradin ku do te takohet me presidentin Tadic dhe homologun Vuk Jeremic.