Munter: SHBA sndryshojne qendrim ndaj Ballkanit

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se raportet e Amerikes ndaj Kosoves dhe Serbise nuk varen nga epilogu i zgjedhjeve te sotme.
“Mes kandidateve per president, John McCain dhe Barack Obama ekziston konsensusi, qe te vazhdohet politika e deritashme ndaj Ballkanit perendimor”, ka pohuar Munter.
Ai ka theksuar se SHBA e konsiderojne ceshtjen e statusit te Kosoves te zgjidhur dhe u urojne suksese Serbise dhe Kosoves ne rrugen e tyre drejt BE-se.