E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi: Nuk kemi gisht ne vrasjen e Pukanic

Policia e Malit te Zi ka pergenjeshtruar lajmet se personat qe urdheruan vrasjen e gazetarit te njohur kroat Ivo Pukanic dhe shefit te marketingut ne revisten e tij jane shtetas malazeze.

"Akuza te tilla jane te padrejta dhe thjesht spekulime”, thuhet ne nje deklarate te ministrise se Brendshme.

Nderkaq, lideri i opozites malazeze Nebojsha Medojevic u shpreh se nuk perjashtohet mundesia qe malazezet te kene organizuar vrasjen. “Policia kroate ka kerkuar nga homologet malazeze informacione per arrestimin e disa personave”, tha ai.

Zagrebi do t’i kerkoje Podgorices te hetoje disa persona qe dyshohet te kene lidhje me vrasjen e Pukanic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›