E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, qeveria mohon emërimin e sekretarëve në baza partiake

Memli Krasniqi, i cili foli në emër të qeverisë së Kosovës, deklaroi të mërkurën se është çështje e Kuvendit të Kosovës që të merret me ligjin për vlerat e luftës, pasi sipas tij, qeveria e Kosovës e ka kryer punën që i takon.
 

Ai pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës tha se ky ligj për të cilin kanë hyrë në grevë disa pjesëtarë të UÇK-së para ndërtesës së qeverisë, është dashur të miratohet që në legjislaturën e kaluar në Kuvend, por vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta braktisur koalicioni e ka shtyrë miratimin e këtij ligji.
 

Krasniqi ka mohuar se qeveria e Kosovës po i emëron sekretarët nëpër ministri në bazë të preferencave politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›