Tahiri-Xhentilini, diskutohet për dialogun me Beogradin

Udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Fernando Xhentilini kanë biseduar për çështjen e dialogut të filluar midis Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike.
“Gjatë takimit janë vlerësuar përparimet substanciale dhe avancimin e procesit në çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe telekomunikacionit”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë së Kosovës, bën të ditur Telegraf.
Tahiri dhe Xhentilini kanë shprehur bindjen e tyre se do të ketë “përparime dhe marrëveshje edhe në fusha të tjera”.