E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshton viziton Beogradin dhe Prishtinën

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë në Beograd dhe Prishtinë.

Me zyrtarët serbë, kryediplomatja evropiane do të diskutojë reformat që duhet t`i përmbushë Serbia në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu me Prishtinën do të jenë po ashtu tema të diskutimeve me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Në Prishtinë, Eshton do të qëndrojë të premten, ndërsa do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e ekipit të negociatave me Beogradin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›