E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri i të vrarëve në Siri i tejkalon 1 000 personat

Kreu i Grupit për të Drejtat e Njeriut me bazë në Egjipt, Amar Qurabi, theksoi të martën se grupi i tij ka dokumentuar emrat e 1 062 personave të vrarë që prej mesit të marsit.

Po ashtu, Qurabi theksoi se ai disponon edhe të dhëna lidhur me vendin e vrasjes së tyre.

Qurabi nënvizoi gjithashtu faktin se rreth 10 mijë persona janë arrestuar nga autoritetet siriane gjatë protestave.

Ndërkohë, Sauasiah, një tjetër grup për të Drejtat e Njeriut me bazë në Siri, theksoi se ka emrat e mbi 1100 personave të vrarë gjatë këtyre javëve./Start/F. P/

                                                                                             2011-05-25 11:05
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›